Franca merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit brenda skuadrës para finales me Argjentinën - NACIONALE

Franca merr masa për parandalimin e përhapjes së virusit brenda skuadrës para finales me Argjentinën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Didier Deschamps ka thënë se Franca është duke i marrë të gjitha masat parandaluese për ta ndalur përhapjen e virusit nëpër skuadër para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot munguan në fitoren e Francës 2:0 në gjysmëfinale kundër Marokut në Al Bayt Stadium të mërkurën, pasi u sëmurën në ditët e fundit.

Megjithëse ka shpresa se këta dy lojtarë do të rikthehen për finalen e së dielës, në të cilën francezët synojnë të bëhen ekipi i parë që e mbron titullin e botës që prej Brazilit në vitin 1962, ka zbuluar se ata janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Upamecano u rikthye në stërvitje të martën dhe ishte në stol kundër Marokut, ndërsa Rabiot u la në dhomën e vet në hotel.

Kingsley Coman ka pasur ethe po ashtu mëngjesin e ditës së ndeshjes, sipas Deschamps.

Edhe pse nuk është e qartë se çfarë virusi është duke e prekur kampin francez, shumë vizitorë në Katar kanë pasur telashe me një sindrom respirator, i cili mund të shkaktojë sëmundje të llojit grip.

Në Doha, temperaturat kanë rënë paksa, ndërsa ftohëset e ajrit janë gjithmonë të ndezura”, tha Deschamps.

Ne i kemi disa raste me simptoma të gripit. Po përpiqemi të jemi të kujdesshëm në mënyrë që virusi të mos përhapet në mesin e lojtarëve, të cilët kanë bërë përpjekje të mëdha në fushën e lojës dhe natyrisht sistemi i tyre i imunitetit mund të pësojë”, shtoi ai.

“Jemi duke i marrë të gjitha masat parandaluese, po përpiqemi të sigurohemi që virusi nuk përhapet, por viruset janë ngjitëse”.

Franca e mundi Marokun falë golave nga Theo Hernandez dhe Randal Kolo Muani dhe në finale do të përballen me Argjentinën të dielën.

Lajme të ngjashme