Formacionet zyrtare: Viktoria Plzen – Ballkani, Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Viktoria Plzen – Ballkani, Kampioni i Kosovës synon rezultat pozitiv

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë të grupeve në kuadër të Ligës së Konferencës. ‘Xhebrailat’ do të përballen me Viktoria Plzen në cilësinë e mysafirit, teksa dy trajnerët kanë bërë të ditur formacionet startuese.

Ballkani që është skuadra e vetme shqiptare në dy vitet e fundit në garat evropiane, do të synojë të marrë rezultat pozitiv në udhëtim, pasi tashmë kanë fituar përvojën në këtë garë, pas një eksperience të bukur sezonin e kaluar.

Skuadra vendase në krye me trajnerin Miroslav Koubek do të luajnë me formacionin 3-4-3.

Viktoria Plzen: Stanek; Hejda, Hranac, Dweh; Kopic, Bucha, Kalvach, Cadu; Durosinmi, Chory dhe Sulc.

Në anën tjetër, trajneri shqiptar në krye të Ballkanit, si gjithmonë do të luajë me 4-3-3.

Ballkani: Koliçi; Trashi, Halili, Jashanica, Thaqi; Zyba, Kuç, Dellova; Gripshi, Berisha dhe Hamidi.

Përkundër paraqitjes së mirë në grupe në sezonin e kaluar, Ballkani u eliminua në atë fazë, ndërsa në sezonin e sivjetshëm synojnë ta kalojnë grupin, për të arritur një tjetër sukses të madh, që se ka bërë asnjëra skuadër shqiptare deri më tani.

Ndeshja në Stadiumin Mesta Plzne do të fillojë në 21:00.

Lajme të ngjashme