Dita e ndeshjes: Ballkani e nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës ndaj Plzenit - NACIONALE

Dita e ndeshjes: Ballkani e nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës ndaj Plzenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës Ballkani do ta nis rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës ndaj gjigantit çek Viktoria Plzen.

“Xhebrailat” e bën historinë duke hyrë për të dytën në fazën grupore, kurse tani do ta synojnë suksesin.

Trajneri Ilir Daja në konferencë për shtyp bëri me dije se Ballkani nuk do të dorëzohet ndaj gjigantit çek, ani pse vendasit janë favoriti.

Do jetë ndeshje e vështirë nesër, kundërshtari kalon formë shumë të mirë, por edhe ne përtej problemeve që kemi, ka 4 javë, me tri fitore dhe një barazim. Ne kemi shumë respekt për nivelin e Viktoria Plzen, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e vet, shpresojmë që duke pasur edhe fatin të marrim rezultat pozitiv”.

Ne jemi për herë të dytë në grupet e Ligës së Konferencës, kundërshtari ka shumë përvojë. Ne kurrë s’dorëzohemi, do bëjmë më të mirën”.

Nuk i tregoj planet e ndeshjes, por që besoj që favorit është Viktoria Plzen, por ne kemi masat tona që t’i kundërvihemi, për detajet tjera e shohim nesër në fushë, sa më mirë që të jetë e mundur”, deklaroi ai të mërkurën.

Përballja zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” dhe nis në ora 21:00.

Lajme të ngjashme