Formacionet zyrtare: Shqipëri – Çeki, ‘Kuqezinjtë’ synojnë fitoren t’i afrohen kualifikimit në EURO 2024 - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Çeki, ‘Kuqezinjtë’ synojnë fitoren t’i afrohen kualifikimit në EURO 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024, ku një fitore ndaj favoritit Çekisë, mund të nënkuptohej si kualifikim në Evropianin e vitit 2024, pasi dy ndeshjet tjera të nëntorit janë të lehta në letër të paktën.

Kuqezinjtë në këtë sfidë hyjnë nga vendi i parë në grup, ku kanë grumbulluar 10 pikë, apo dy më shumë se kundërshtari i sotëm, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Tashmë janë bërë të ditura formacionet startuese nga dy trajnerët.

Sylvinho ka preferuar një formacion pothuajse të ngjashëm me atë të sfidës së parë mes këtyre dy skuadrave, ku barazuan 1:1.

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani; Bajrami, Seferi, Asani; Cikalleshi.

Homologu i Sylvinhos, Jaroslav Silhavy, preferon një formacion me tre mbrojtës.

Çekia (3-4-3): Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Sadilek, Jurasek; Cerny, Chytil, Kuchta.

Ndeshja zhvillohet në Air Albania Stadium me fillim nga ora 20:45. Me fitoren e kuqezinjve, kualifikime veçse do të ishte punë e lehtë, ndërsa në të kundërtën në rast se Çekia fiton, ata rrëmbejnë pozitën e parë në grup.

Lajme të ngjashme