Shqipëria synon fitore ndaj Çekisë për t’iu afruar kualifikimit në Kampionat Evropian - NACIONALE

Shqipëria synon fitore ndaj Çekisë për t’iu afruar kualifikimit në Kampionat Evropian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë një sfidë jo të lehtë ndaj Republikës Çeke.

“Kuq e Zinjtë” janë rrugës së duhur për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe me një fitore në “Air Albania” mund të thuhet se “misioni” kryhet me sukses.

Sidoqoftë, Shqipëria do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e yllit të Chelseas Armando Broja që është mungesa e madhe e Sylvinhos.

Kemi bërë dy seanca stërvitore. Më vjen keq, por Broja nuk ia del dot. Është stërvitur shumë pak. Ka një shqetësim fizik, doktori ynë ka qenë në kontakt edhe me doktorin e Chelsea. Më vjen keq, por lojtari nuk luan dot nesër. Kemi lojtarë të tjerë, të cilët duhet t’i menaxhojmë mirë”, tha tekniku brazilian në konferencë për shtyp.

Kësisoj, ka mundësi që sulmuesi Mirlind Daku të nis nga minuta e parë, duke marrë parasysh edhe që e tregoi vetën në përballjen e fundit kur i shënoi Polonisë.

Kujtojmë, përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në Tiranë.

Lajme të ngjashme