Formacionet zyrtare: Ishujt Faroe – Shqipëria | Sylvinho me dy ndryshime te kuqezinjtë - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Ishujt Faroe – Shqipëria | Sylvinho me dy ndryshime te kuqezinjtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillon ndeshjet e tretë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, ku përballë do të ketë Ishujt Faroe dhe trajneri Sylvinho ka vendosur që nga ndeshja e kaluar t’i bëjë dy ndryshime.

Dora e trajnerit të ri te kuqezinjtë u vëre menjëherë, me Shqipërinë që bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Moldavisë të shtunën me fitoren 2:0.

Tani djelmoshat e kombëtares kanë udhëtuar në Ishujt Faroje, për ta vazhduar rrugën e fitoreve.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria do të luajë me formacionin 4-3-2-1, ku kësaj radhe Kristjan Asllani dhe Seferi do të jenë nga minuta e parë.

Shqipëria: Berisha; Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Seferi, Asani; Cikalleshi.

Në anën tjetër homologu i Sylvinhos do të luajë me formacion klasik 4-4-2.

Ishujt Faroe: Gestsson; Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen; Joensen, Andreasen, Vatnhamar G, Vatnhamar S; Olsen, Edmundsson.

Lajme të ngjashme