Formacionet zyrtare: Bayern Munich – PSG
Bayern Munich do të jetë nikoqir i Paris Saint-Germain në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve e vlefshme për kalimin tutje në çerekfinale. Kampionët gjerman janë në avantazh 1:0 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Parkun e Princave, ndërsa tani për ndeshjen e dytë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionin startues.
Ashtu siç duhet, mungesa më e madhe për Parisin do të jetë Neymar Jr, i cili ka humbur sezonin për shkak të lëndimit në kyçin e këmbës gjatë muajit shkurt.
Te Bayerni, ashtu si në ndeshjen e parë edhe në këtë përballje në stol do të jetë shqiptari, Arjon Ibrahimovic.
Formacionet zyrtare:
Bayern: Sommer; Davies, Upamecano, De Ligt, Stanisic; Muller, Goretzka, Kimmich; Musiala, Chuopo-Moting, Coman.
PSG: Donnarumma; Hakimi, Ramos, Marquinhos, Mendes, Danilo; Ruiz, Verrati, Vitinha; Messi, Mbappe.
Përballja do të nis me fillim nga ora 21:00 në "Allianz Arena".