FIFPRO dënon trajtimin e Romës dhe Mourinhos ndaj yllit të skuadrës - NACIONALE

FIFPRO dënon trajtimin e Romës dhe Mourinhos ndaj yllit të skuadrës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Organizata që përfaqëson futbollistët profesionist, FIFPRO, ka reaguar ashpër ndaj sjelljeve të Romës dhe Jose Mourinhos ndaj lojtarit të gjigantit italian, Rick Karsdorp, ku pretendohet se mbrojtësi holandez ka qenë viktimë e një fushate denigruese nga trajneri portugez.

Reprezentuesi holandez nuk u paraqit më për Romën që nga ndeshja e fundit në Serie A, në barazimin me Sassuolon 1:1, duke munguar në tri miqësoret që skuadra e ‘Special One’ i zhvilloi gjatë këtij muaji.

Mourinho u shpreh në media dhe në disa intervista të ndryshme ku tha se ishte një lojtar që kishte "tradhtuar bashkëlojtarët e tij" me "qëndrimin e gabuar" në stol.

Ai më vonë konfirmoi se kjo po i referohej Karsdorp, të cilit ai i kishte thënë gjithashtu të "gjente një klub tjetër" në afatin e janarit.

Fillimisht, Karsdorp refuzoi të marrë pjesë në stërvitje, por ishte i pranishëm gjatë kampit të skuadrës në stërvitjet me mot të ngrohtë në Portugali.

Tani sindikata e futbollistëve profesionistë FIFPRO ka lëshuar një deklaratë në mbrojtje të Karsdorp dhe duke kritikuar komentet e Mourinhos.

“FIFPRO dënon ashpër trajtimin e AS Roma ndaj Rick Karsdorp, i cili javët e fundit ka qenë viktimë e një fushate mobingu.

Karsdorp është akuzuar në publik si një “tradhtar”, një term lëndues dhe i pabazë që drejtuesit e klubit nuk kanë arritur ta trajtojnë apo të kërkojnë falje dhe tifozët e kanë përdorur vazhdimisht për t’u përballur me të dhe familjen e tij. Për më tepër, ai është vënë në një çështje disiplinore të pajustifikuar.

Këto veprime me sa duket janë një mënyrë për të shmangur paraqitjet e dobëta të klubit së fundmi dhe synojnë të bëjnë presion të pajustifikuar mbi lojtarin. Një sjellje e tillë është e papajtueshme me rregulloret e FIFA-s për statusin dhe transferimin e lojtarëve.

Rick Karsdorp ka mbështetjen e plotë si nga FIFPRO ashtu edhe nga sindikata holandeze e lojtarëve VVCS.”

Roma: caso Mourinho-Karsdorp, la decisione dei giocatori

Drejtori i VVCS dhe anëtari i bordit të FIFPRO-së, Louis Everard, u përpoq edhe më shumë duke u shprehur kundër Mourinhos dhe Romës.

“Padyshim që nuk është hera e parë që dëgjojmë për lojtarët që përdoren për të larguar vëmendjen nga paraqitja dhe drejtimi i klubeve. Nuk është e pranueshme që një klub të izolojë një lojtar dhe ta trajtojë atë ndryshe nga bashkëlojtarët e tij”.

Sekretari i Përgjithshëm i FIFPRO, Jonas Baer-Hoffmann, paralajmëroi gjithashtu se “lojtarët janë para së gjithash punonjës të klubeve të tyre dhe se, si të tillë, klubet kanë për detyrë të kujdesen ndaj tyre. Ne i bëjmë thirrje AS Roma që menjëherë të përmbushë këtë detyrë të kujdesit dhe të sigurojë që Rick Karsdorp të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe të respektohen të drejtat e tij.”

Lajme të ngjashme