Mourinho e quajti tradhtar, reagon agjenti i yllit të Romës: Duam sqarime nga klubi - NACIONALE

Mourinho e quajti tradhtar, reagon agjenti i yllit të Romës: Duam sqarime nga klubi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Rick Karsdorp, Johan Henkes, ka reaguar një ditë pasi Josè Mourinho sipas shtypit italian e kishte me mbrojtësin holandez kur aludoi në një“tradhtar” brenda ekipit. Agjenti i lojtarit ka kërkuar sqarime nga klubi.

Një deklaratë e fortë që erdhi si rrufe ishte ajo e Josè Mourinhos mbrëmë pas ndeshjes kundër Sassuolos që u barazua 1:1, ku të gjithë fajin ia hodhi një “tradhtari” brenda skuadrës, anipse emrin refuzoi t’ia përmendte.

Gazetat italiane nuk kanë dyshim: -Mourinho mërinë e tij e kishte me Rick Karsdorp. Kështu, 24 orë pas kësaj dalje publike të pazakonshme, ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga agjenti i përfaqësuesit holandez.

“Jam i befasuar me fjalët e Mourinhos. Dua një shpjegim. Jemi të habitur si të gjithë bëjnë me gisht drejt Rick, pa ia përmendur emrin Mourinho apo vetë klubi. Duam një shpjegim nga klubi për fjalët e trajnerit”, nënvizoi Henkes.

Duke folur për gazetën holandeze “Nos” ai tha se e ka penguar shumë edhe mënyra se si e ka bërë atë deklaratë trajneri portugez.

“Shpjegim duam edhe për mënyrën se si u deklarua trajneri”, tha ai.

Henkes gjithashtu u ankua se kjo nuk është mënyra e duhur për ta trajtuar një lojtar: “Nuk trajtohet kësisoj një lojtar që ka luajtur për pesë vjet te Roma.”

Cili ishte shpërthimi i Mourinhos dje?

Josè Mourinho arriti ta zhvendosë vëmendjen nga rezultatet e brishta të ekipit të tij në kampionat, duke e sajuar një temë, ku flitet për "tradhtinë" e një lojtari, e që të gjitha indiciet po shpijnë te Karsdorp.

“Më vjen keq, sepse i gjithë angazhimi i lojtarëve që luajtën si një grup u tradhtua nga një lojtar pasi pati një qasje joprofesionale. Nuk shkoj asnjëherë në zhveshtore për të thënë gjëra të tilla, por sot shkova menjëherë dhe ua thashë”, tha Mourinho.

Sidoqoftë, ai refuzoi të tregojë emrin e saktë se për kë bëhet fjalë: “Kam vendosur gjashtëmbëdhjetë (16) lojtarë në fushë.

Vazhdimisht mbrojtësi i djathtë është kritikuar për paraqitje të dobëta. Ai asnjëherë nuk ka arritur që ta arsyetojë besimin e klubit dhe të trajnerëve që kanë stërvitur atë në këtë fazë kohore prej që është transferuar në ekipin kryeqytetas italian nga Feyenoord më 2017 për 16 milionë euro.

Njashtu, gjatë tërë kohës Laurentiè shumë lehtë ka shmangur atë në krah, duke mos u mbuluar në formën e dëshiruar nga Mourinho.

Në një rast gjatë ndeshjes së djeshme ishte edhe bashkëlojtari i tij, Cristante, ai që qortoi për mungesë të mbulimit efikas ndaj lojtarëve të Sassuolos kur rezultati ishte 0:0.

Roma pas rezultatit të dytë negativ për momentin mban pozitën e 7-të pas fitores minimale që regjistroi Juventusi sot në “Bentegodi”, duke triumfuar 1-0.

Lajme të ngjashme