FIFA iu shkruan kombëtareve: Përqendrohuni në futboll, e jo në beteja ideologjike e politike - NACIONALE

FIFA iu shkruan kombëtareve: Përqendrohuni në futboll, e jo në beteja ideologjike e politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

FIFA iu ka shkruar 32 kombëtareve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, duke iu bërë thirrje të përqendrohen në futboll gjatë turneut në Katar dhe jo të japin leksione mbi moralin duke e zhytur futbollin “në çdo betejë ideologjike dhe politike që ekziston”.

Botërori, i cili nis më 20 nëntor në Katar, është i rrethuar nga polemika të shumta.

Katari është kritikuar vazhdimisht për qëndrimet që mban ndaj marrëdhënieve të personave të gjinisë së njëjtë, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për mënyrën se si po i trajton punëtorët emigrantë.

Disa futbollistë që do të marrin pjesë në këtë Botëror kanë planifikuar të bëjnë protesta paqësore.

Kapiteni shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, bashkë me kapitenët e nëntë Kombëtareve evropiane do të bartin shirita me mbishkrimin “Një dashuri” gjatë ndeshjeve të këtij turneu.

Danimarka do të veshë fanella krejtësisht të mbyllëta në Kupën e Botës për të protestuar kundër nikoqirit Katar, i cili akuzohet për shkeljen e të drejtave të njeriut – dhe për nder të punëtorëve emigrantë të cilët vdiqën gjatë punimeve të turneut.

Parisi, dhe qytete të tjera franceze, nuk po pranojnë t’i shfaqin në ekran të madh në vende publike, pavarësisht se Franca është kampion në fuqi.

Skuadra e Australisë e ka publikuar një video përmes të cilës i bën thirrje Katarit ta shfuqizojë ligjin që ndalin lidhjet mes personave të së njëjtës gjini.

Çështjet e tjera jashtë fushës përfshijnë pezullimin e Rusisë nga FIFA pas pushtimit të Ukrainës. Për më tepër, Federata e Futbollit e Ukrainës i ka bërë thirrje FIFA-s ta pezullojë edhe Iranin nga Kupa e Botës, për, siç tha, shkeljen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

Kupa e Botës është zhvendosur në dimër për herë të parë. Katari propozoi fillimisht zhvillimin e turneut në stadiume të mbyllura dhe të freskuara artificialisht, por kjo gjë u refuzua.

Katari ka këmbëngulur se të gjithë janë të mirëseardhur për ta vizituar vendin për të shikuar futboll dhe se nuk do të ketë diskriminim ndaj askujt.

Përveç thirrjes për t’u përqendruar vetëm në futboll, në letrën e nënshkruar nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino dhe sekretarja e përgjithshme Fatma Samoura, thuhet: “Të gjithë janë të mirëseardhur pavarësisht prejardhjes, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo kombësisë”.

Ne e dimë se futbolli nuk jeton në një zbrazëti dhe po ashtu jemi të vetëdijshëm se ka shumë sfida dhe vështirës të natyrës politike nëpër gjithë botën. Por, ju lutemi mos lejoni që futbolli të zhytet në beteja politike dhe ideologjie që ekzistojnë”, thuhet tutje në letër.

Lajme të ngjashme