Xhaka dhe të tjerët pranojnë, por serbët nuk duan ta bartin shiritin kundër diskriminimit - NACIONALE

Xhaka dhe të tjerët pranojnë, por serbët nuk duan ta bartin shiritin kundër diskriminimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Granit Xhaka i Zvicrës dhe kapitenët e futbollit nga nëntë vende të tjera do të bartin shirita të veçantë si pjesë e një fushate kundër diskriminimit. Por jo edhe kapiteni i Serbisë, Dusan Tadic, që ka dalë kundër.

Përdorimi i këtij shiri, një nismë e holandezëve, synon ta përdorë fuqinë e futbollit për ta promovuar gjithpërfshirjen dhe për të dërguar mesazh të qartë kundër diskriminimit.

Holanda, Belgjika, Danimarka, Franca, Gjermania, Norvegjia, Suedia, Zvicra dhe Uellsin janë bashkuar me nismën “NjëDashuri”.

Një zemër me ngjyra të ndritshme dhe me përshkrimin “Një Dashuri”, ky shirit do të bartet nga kapitenët e ekipeve kombëtare gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, e cila mbahet në nëntor dhe dhjetor.

Xhaka, mesfushori nga Kosova që e përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, do ta mbartë me krenari këtë shirit kur ta drejtojë ekipin helvetik në fushë.

“Si ekip, ne ngrihemi në këmbë për tolerancë, respekt dhe solidaritet. Ne duam t’ua kujtojmë të gjithëve se të gjithë jemi të barabartë dhe duam të trajtohemi barabartë”, tha Xhaka.

Tadic nuk dëshiron ta bartë atë

Por jo të gjithë duan ta bartin këtë shirit. Kroacia, Polonia, Portugal dhe Spanja ende nuk kanë njoftuar nëse duan të marrin pjesë në këtë nismë.

Kapiteni i Serbisë, Tadic, megjithatë, ka thënë haptazi se nuk dëshiron ta bartë këtë shirit si kapiten i serbëve.

Tadic nuk dëshiron ta bartë as shiritin tjetër me ngjyra të Ukrainës, të cilin do ta bartë Robert Lewandowski i Polonisë në Katar.

Sulmuesi serb kishte tronditur në pranverë, kur vetëm ai nga të gjithë kapitenët e klubeve të ligës elitare holandeze Eredivisie kishte refuzuar ta bartte në një ndeshje të Ajaxit shiritin me ngjyra verdhekaltër, për të treguar solidaritet me Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

Lajme të ngjashme