FC Zurich me komunikatë: Bledian Krasniqi na ka njoftuar se do ta pranojë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës - NACIONALE

FC Zurich me komunikatë: Bledian Krasniqi na ka njoftuar se do ta pranojë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i Superligës së Zvicrës, FC Zurich, ka dalë me komunikatë zyrtare, ku ka treguar se futbollisti i tyre me prejardhje nga Kosova, Bledian Krasniqi, e ka informuar klubin se në rast se pranon thirrje nga Dardanët, do ta pranojë atë.

Blediani po kalon formë fantastike me liderin e elitës së futbollit të Zvicrës dhe natyrisht do të jetë ardhje e shumëpritur te Kosova.

FC Zurich në komunikatën e tyre thanë se atyre u vjen keq që Blediani nuk do të ketë mundësinë më të luajë për Zvicrën pas vendimit të tij, por që e kuptojnë këtë vendim pasi Zvicra nuk shpresi interesim për të.

Si klub, ata janë të kënaqur që një tjetër futbollist i tyre është në fokusin e një kombëtareje A, siç në këtë rast është Kosova.

Komunikata zyrtare e Zurich për Bledian Krasniqin

"Ne u njoftuam nga lojtari ynë Bledian Krasniqi se do të pranonte një ftesë të mundshme kombëtareje nga Federata e Futbollit të Kosovës pasi të plotësohen kërkesat rregullatore. Nga njëra anë na vjen keq për këtë vendim sepse Blediani, një futbollist shumë i talentuar, nuk do të mund të luante më për kombëtaren e Zvicrës. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë vendimin e tij, pasi deri më tani Federata Zvicerane e Futbollit nuk ka shfaqur asnjë interes për ta bërë pjesë të kombëtares në afat të shkurtër apo afatmesëm. Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Bledian Krasniqi, një tjetër produkt vendas i FCZ, është në fokus të një Kombëtareje A."

Lajme të ngjashme