Irani thotë se ndali dy anije, shtrenjtohet nafta - NACIONALE

Irani thotë se ndali dy anije, shtrenjtohet nafta

1 orë më parë

nga NACIONALE

Çmimet e karburanteve shënuan ngritje të premten, pasi Irani tha se kishte ndalur dy anije që po synonin të dilnin nga Ngushtica e Hormuzit, duke i nënvizuar shqetësimet për dërgesat globale të energjisë pas një sulmi me dron ndaj anijeve në një port egjiptian të Mesdheut këtë javë.

Irani tha se katër anije të tjera të naftës u kthyen prapa pas ndërhyrjes së forcave iraniane, edhe pse raportimet iraniane nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur, shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”.

Dy anije të mëdha cisterna që po transportonin naftë nga Gjiri Persik u incizuan duke kaluar nëpër ngushticën mes Iranit e Omanit, nëpër të cilën normalisht kalonte një e pesta e dërgesave globale të energjisë.

Dy anije të tjera me mallra gjithashtu kaluan transit, sipas të dhënave të lundrimit nga “Kpler”, që nuk mund t’i përcjellë anijet që e kanë kaluar transit ngushticën me mjete të fikura të përcjelljes së lokacionit.

Çmimi i naftës u rrit për më shumë se 1 për qind të premten dhe tregtarët i përmendën si arsye raportimet iraniane, të cilat erdhën pas një raporti të ngjashëm më herët këtë javë që nuk ishte i vërtetuar.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursën “Brent” ishte rrugës për t’u rritur për 23 për qind në korrik dhe analistët e anketuar nga agjencia “Reuters” presin që çmimet të rriten edhe më tej këtë vit.

Nuk pati raportime për sulme të reja amerikane ndaj Iranit në natën mes së enjtes e të premtes pas përshkallëzimit të ndjeshëm të luftës më herët këtë javë, me sulme të përbashkëta amerikano-saudite ndaj forcave aleate të Iranit në Irak./Nacionale

Lajme të ngjashme