Eroll Salihu: Fadil Vokrri ishte kundër emërimit të Giresse, por kjo ishte zgjedhje e Agim Ademit
Ish sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka deklaruar se legjenda Fadil Vokrri kishte deklaruar në të kaluarën se Alain Giresse s’është i duhuri për “Dardanët”.
Giresse u shkarkua ditën e martë pas humbjes nga Bjellorusia, derisa kualifikimi në Evropian tani mbetet vetëm ëndërr.
Në “Debat Plus”, Salihu ka deklaruar se Vokrri kishte thënë që Giresse s’është i duhuri për Kosovën.
“Edhe Fadil Vokrri, kemi pas kontakte me këtë trajner, e kemi luajtur një ndeshje miqësore, është bërë presion për shkak të emrit. Fadil Vokrri, kishte thënë se nuk është personi i duhur për trajner të Kosovës”.
Përpos kësaj, Giresse pretendon se FFK-ja ka humbur mijëra euro me shkarkimin e teknikut francez ndërkohë shtoi se ky është faji i Agim Ademit shkaku që e bëri zgjedhjen “kokë në vete”.
“Federata e Futbollit të Kosovës ka humbur qindra mijëra euro me shkarkimin e trajnerit të kombëtares së Kosovës, Alain Giresse. Ju garantoj që dëmi është me qindra, mijëra euro të humbura”.
“Është parë qysh në fillim se zgjedhja nuk ka qenë fatlume, unë kam qenë atë kohë aty, kur ka filluar edhe e ka zgjedhur kokë më vete, kryetari Agim Ademi. Ai konsultohet kishe me kryesin, por unë e di pak më ndryshe situatën. Nuk mund të themi se faji është vetëm i tij. Për fat të keq kjo sagë po vazhdon pasi humbjet janë të mëdha për futbollin e Kosovës”, përfundoi Salihu.
