Eroll Salihu e quan kriminel Agim Ademin, pasi u shkarkua nga posti në FFK
Eroll Salihut ka thënë se nuk është njoftuar për shkarkimin nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ndërsa e quajti disa herë kriminel presidentin Agim Ademi gjatë një bisede për Gazetën Nacionale.
Komiteti Ekzekutiv të enjten përmes një komunikate zyrtare njoftoi të gjithë se Salihut i është ndërprerë zyrtarisht kontrata e punës.
“KE pas shqyrtimit të shkeljeve disiplinore nga ana e Eroll Salihut, drejtor sportiv dhe Këshilltar i lartë ligjor mori vendim që t’i ndërpritet marrëdhënia e punës dhe i njëjti do të njoftohet në formë të shkuar”, ishte shkruar në komunikatë.
Sidoqoftë, ish sekretari gjeneral Eroll Salihu në një bisedë për Gazetën Nacionale, deklarojë se as nuk është njoftuar për shkarkimin, ngase ka qenë i suspenduar që gjashtë muaj,
“Jo, jo nuk jam njoftuar, fillimisht jam suspenduar për gjashtë muaj, por nuk pritet mirë asgjë, prej një krimineli (Agim Ademi) që është aty”.
Tutje, Salihu theksoi se kryetari Agim Ademi është një kriminel dhe që nuk pritet asgjë më shumë nga ai.
“Ai është një kriminel që është i dënuar nga gjykata, që ka qenë në burg, që është i pezulluar nga UEFA, që bën manipulime për çdo gjë. Ku ke ni ju more me e shkarku një person që ka 15 vite punë, por ai është kriminel, është mbushur zullum, s’ka qa bon, i ka ditët e fundit”.
Në fund, Salihu shtoi se do të thotë edhe disa gjëra tjetër, por që pasi të pranojë vendimin zyrtar.
“Kem çka me fol edhe për këtë punë, por pasi të pranoj këtë vendim”, nënvizoi Salihu.
Ndërkohë, problemet mes Salihut dhe Ademit kishin nisur vitin e kaluar, ku kishte raportime që kryetari kishte goditur fizikisht atë kohë sekretarin gjeneral.
Këto spekulime atë kohë u mohuan nga të dy, por situata mes dyve vazhdojë të eskalonte, sidomos kur u shpallën zgjedhjet për FFK, me Salihun që fliste nëpër media dhe kësisoj u suspendua për gjashtë muaj.