Erik ten Hag plot vetëbesim: Manchester Unitedi im i mposht të gjithë
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, thotë se triumfi i skuadrës së tij kundër Barcelonës në Ligën e Evropës dëshmon se Unitedi mund ta mposhtë çdo skuadër në botë.
Fred dhe Antony shënuan nga një herë për ta përmbysur rezultatin për Unitedin, pasi Robert Lewandowski e kishte kaluar Barcelonën në epërsi nga penalltia.
Kjo fitore 2:1 i mjaftoi Unitedit për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve falë triumfit 4:3 pas dy ndeshjeve, pasi takimi i parë në Barcelonë kishte mbaruar baras 2:2.
“Për ta fituar besimin e fortë nevojiten rezultate”, tha Ten Hag.
Përveç Barcelonës, Unitedi i ka mposhtur edhe Liverpoolin, Arsenalin, Tottenhamin dhe Manchester Cityn të enjten e kaluar në Old Trafford këtë sezon.
Skuadra e Ten Hag është në garë për titull në katër fronte këtë sezon dhe Ten Hag thotë se Unitedi nuk i frikësohet askujt.
“Mendoj se ky është një step tjetër, sepse kur mund ta mposhtesh Barcelonën, njërin prej ekipeve më të mirë tani për tani në Evropë, atëherë besimi juaj mund të jetë shumë i fortë dhe atëherë je në gjendje t’i mposhtësh të gjithë”, shtoi ai.
“Ishte një natë e mahnitshme. Mendoj se është fantastike kur e mposht Barcelonën, e cila është tetë pikë para Real Madridit në La Liga dhe ne e pamë Real Madridin duke luajtur këtë javë”, theksoi ai.
Në rrethin e 16 më të mirëve, Barcelona do të përballet me Real Betisin, një tjetër klub spanjoll.

