Shorti i Ligës së Evropës: Manchester Unitedi e pret Real Betisin, Arsenali udhëton te Sporting Lisbona - NACIONALE

Shorti i Ligës së Evropës: Manchester Unitedi e pret Real Betisin, Arsenali udhëton te Sporting Lisbona

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Ka përfunduar hedhja e shortit të Ligës së Evropës për 1/8 e finales në Nyon të Zvicrës. Tetë skuadrat fituese nga play-off do të përballen me skuadrat e vendeve të para të grupeve. Dy ndeshjet më interesante padyshim që janë ajo mes Manchester United e Real Betis dhe Arsenal e Sportin Lisbona.

Me të filluar nga ky vit, Liga e Evropës ndryshoi paksa format, ku skuadrat nga vendet e para në grupe do të kualifikoheshin direkt në 1/8 e finales, ndërsa vendet e dyta do të përballeshin me vendet e treta të Ligës së Kampionëve në play-off për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Shorti i mbajtur në Nyon të Zvicrës nuk prodhoi ndonjë duel gjigantësh, por ndeshjet Manchester United, Arsenal e Juventus mësuan kundërshtarët e tyre.

Legjenda hungareze, Zoltan Gera, ishte ai që u mor me shortin dhe tetë përballjet në Ligën e Evropës në 1/8 e finales janë këto:

Union Berlin – Union Saint-Gilloise;

Sevilla – Fenerbahce;

Juventus – Freiburg;

Leverkusen – Ferencvaros;

Sporting – Arsenal;

Manchester United – Real Betis;

Roma – Sociedad;

Feyenoord – Shakhtar.

Image

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit më 16 mars. Skuadrat vendase do të jenë ato të renditura sipas shortit.

Për çerekfinale do të ketë sërish short, i cili do të hidhet më 17 mars, pasi të mësohen tetë fituesit e përballjeve të 1/8 së finales.

Lajme të ngjashme