"Ende asnjë ofertë në tavolinë", drejtori i Dortmundit thotë se s'kanë pranuar asgjë për Bellinghamin - NACIONALE

"Ende asnjë ofertë në tavolinë", drejtori i Dortmundit thotë se s'kanë pranuar asgjë për Bellinghamin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Sebastian Kehl insiston se nuk kanë pranuar asnjë propozim për mesfushorin Jude Bellingham.

Anglezi pritet të largohet nga gjiganti gjerman, me Real Madridin që shihet si destinacioni kryesor pasi edhe kanë arritur marrëveshje me lojtarin.

Manchester City gjithashtu mbetet në garë derisa Liverpool u detyrua të tërhiqet nga gara shkaku që nuk mund të shpenzonte 130 milionë funte vetëm për mesfushorin.

Sidoqoftë, sipas "The Athletic", Kehl ka insistuar se klubi ende nuk ka marrë asnjë ofertë për mesfushorin e shumë kërkuar.

"Sigurisht ka spekulime mirëpo nuk ka asgjë në tavolinë. Asnjë propozim. I gjithë fokusi është të shtunën. Jam i sigurt se Jude nuk mendon për asgjë tjetër", tha ai.

Komentet e Kehl ishin për ndeshjen vendimtare të Dortmundit ndaj Mainz, pasi me një fitore do t'i jepnin fund dominimit të Bayern Munichut që ka fituar 10 vite radhazi titullin në Gjermani.

Dortmund kanë dy pikë më shumë se rivali dhe me një fitore ndaj Mainz do të kurorëzohej kampion i Gjermanisë pas më shumë se një dekade.

Bellingham për të cilin thuhet se ka kompletuar marrëveshjen me të gjitha detajet me klubin madrilen ka kaluar një sezon fantastik me 14 gola dhe shtatë asistime në 42 paraqitje.

Ndërkohë, gazetari Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të dërgojë ofertë zyrtare pasi Dortmundi të përfundojë garën për titull.

Lajme të ngjashme