El Nacional: Lionel Messi ka vendosur të kthehet te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys - NACIONALE

El Nacional: Lionel Messi ka vendosur të kthehet te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Inter Miami për t’u kthyer te klubi i fëmijërisë Newell’s Old Boys, aty ku e nisi karrierën.

“El Nacional” raporton se Messi tashmë është pajtuar me një rikthim emocional, ku do të luajë te ish skuadra para se të pensionohet.

Messi pritet t’i qëndrojë besnik kontratës me Inter Miamin, që zgjatë deri në dhjetorin e vitit 2025, e pastaj t’i bashkohet Newell’s Old Boys.

Messi ndihet se mënyra më e mirë për ta mbyllur karrierën është te klubi ku e nisi, para afër 21 viteve.

Edhe pse ka mbushur 37 vjeç, Messi ende ka shumë për të shfaqur në top nivel dhe këtë e dëshmojnë më së miri statistikat e vitit 2024.

Edhe pse ka kaluar disa muaj jashtë fushës, Messi ka regjistruar 14 fitore si dhe dhuruar 10 asistime në 15 paraqitje në MLS për Inter Miamin.

Argjentinasi pritet të rikthehet në “aksion” të shtunën mbrëma, ku Miami do të përballet me kandidatin për titull Charlotte FC.

Kujtojmë, Messi e nisi karrierën te Newell’s Old Boys para se të largohet për t’iu bashkuar Barcelonës në moshën 13-vjeçare.

Lajme të ngjashme