E kryer: Pochettino do të jetë në krye të Chelseat
Raportohet se tashmë është nënshkruar kontrata nga argjentinasi, Mauricio Pochettino, që e bënë atë trajner të Chelseat për sezonin e ardhshëm.
Të kaltrit kanë pasur probleme të mëdha këtë sezon, duke ndërruar tre trajnerë, me fituesin e Ligës së Kampionëve, Thomas Tuchel, i liruar nga detyra në shtator të 2022. Graham Potter më pas zgjati vetëm 31 ndeshje në krye, dhe me Frank Lampard që u kthye në Stamford Bridge si trajner i përkohshëm.

Disa kandidatë janë lidhur me postin e trajnerit që nga shkarkimi i Potter, por The Telegraph raporton se Pochettino ka pranuar të marrë frenat në dorë . Ish-trajneri i Southampton dhe Tottenham ka qenë pa punë që kur u largua nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit 2021-22.

Pochettino krenohet me shumë përvojë kur bëhet fjalë për ligën e parë angleze, ndërsa ai gjithashtu udhëhoqi Spurs në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, por ai do të trashëgojë një skuadër të Chelseat që është paraqitur shumë keq këtë sezon. Ata janë të destinuar të përfundojnë në gjysmën e fundit të tabelës, pavarësisht se kanë investuar rreth 741 milionë dollarë në dy afatet e fundit të transferimeve.

Ndeshja e fundit e Lampard në krye të Chelseat do të jetë kundër Newcastles të dielën, me trajnerin argjentinas, Pochettino, më pas të vendosur për të marrë stafetën e menaxherit drejt merkatos së verës dhe një tjetër projekti rindërtimi.
