Pochettino arrin marrëveshje verbale me Chelsean
Raportimet e fundit nga mediat britanike bëjnë të ditur se është arritur marrëveshja verbale mes Chelseat dhe Mauricio Pochettinos, me argjentinasin që do ta udhëheqë skuadrën londineze duke filluar nga sezoni i ri.
Ish-trajneri i Tottenham Hotspur, është pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar me largimin e tij nga Paris Saint-Germain, ndërsa tani është gati të fillojë një eksperiencë të re, duke drejtuar skuadrën nga Stamford Bridge.

Të kaltrit shpresojnë që emërimi i tij të përfundojë plotësisht dhe të zyrtarizohet deri në fund të javës.
Legjenda e klubit, Frank Lampard mori drejtimin pas largimit të Graham Potter në fillim të muajit, për të qenë trajner i përkohshëm deri në gjetjen e një alternative më të mirë afatgjate.
Kuptohet se Lampard do të qëndrojë në krye të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit.
Por duket se do të jetë ish-trajneri i Tottenhamit, Pochettino, ai që do ta udhëheqë klubin në sezonin e ardhshëm.
Chelsea deri më tani në këtë sezon ka bërë tre emërime, pasi pronari Todd Boehly shkarkoi Thomas Tuchel, zëvendësuesin e tij Graham Potter dhe më pas emëroi Lampard si trajner të përkohshëm.

Pochettino kaloi pesë vite te Spurs, duke udhëhequr londinezët e veriut në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Te PSG-ja kishte suksesin më të madh në karrierën si trajner, ndërsa përveç Tottenhamit, ai udhëhoqi edhe Southamptonin dhe Espanyolin.
