Arrihet marrëveshja: Lampard kthehet në Chelsea
Frank Lampard e ka pranuar kërkesën e Chelseat për t’u kthyer përkohësisht në postin e trajnerit deri në përfundim të këtij sezoni.
Lampard, i cili ka qenë pjesë e londinezëve për 13 vite si futbollist, iu është përgjigjur thirrjes emergjente të ish-klubit për punën e trajnerit, pas shkarkimit të Graham Potter.
Kjo i jep Lampardit një mundësi për t’i marrë sërish në dorë frenat e Chelseat, dy vite pasi u shkarkua.
Ish-përfaqësuesi i Anglisë u largua nga Chelsea në janar të vitit 2021 pasi i fitoi vetëm 44 nga 84 ndeshje dhe u zëvendësua nga Thomas Tuchel.
Lampard u shkarkua edhe nga Evertoni në janar të këtij viti pasi ishte pjesë e tyre për 12 muaj.
Lampard është kthyer në qendrën stërvitore të Chelseat sot, ku do t’i bashkohet legjenda tjetër e klubit Ashley Core dhe Joe Edwards, të cilët punuan së bashku më të gjatë periudhës së tij të mëparshme në Lodrën perëndimore.
Frank Lampard rikthehet në Stamford Bridge me Chelsean në vendin e 11-të në tabelën e Premierligës dhe përsëri në krye të një skuadre që ka investuar 600 milionë euro gjatë dy afateve të fundit kalimtare.
Ndeshja e tij e parë e kthimit do të jetë ndaj Wolves të shtunën dhe me përballjen e parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu që do të luhet të mërkurën e ardhshme. /Orselina Lazraj/