“E doja me çdo kusht Bellinghamin” - Lampard thotë se Chelsea refuzoi t’i japë 20 milionë funte për yllin anglez
Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard, ka thënë se ishte i dëshpëruar ta sjellte në çdo mënyrë Jude Bellingham te të kaltrit e Londrës, por klubi në fjalë refufoi të paguante 20 milionë euro për yllin anglez.
Legjenda e londinezëve mori drejtimin në Stamford Bridge në vitin 2019 në atë që ishte qëndrimi i tij i parë në klub si trajner. Gjatë atij mandati, ai ishte i etur për të sjellë Bellinghamin pikërisht kur anglezi po fillonte të bënte emër në Birmingham. Megjithatë, bordi i Chelseat e hodhi poshtë mundësinë, duke përmendur çmimin e lartë prej mbi 20 milionë funte (25 milionë dollarë) për një lojtar të moshës së Bellinghamit në atë kohë.

"Kur drejtoja Chelsean (hera e parë) isha i dëshpëruar të sillja Jude Bellingham," zbuloi Lampard gjatë një bisede në Obi One Podcast. "Por unë nuk arrita t’i bindja - ideja për të paguar 20 milionë funte për dikë në moshën e tij (në atë kohë)..."
Më pas, Manchester United raportohet se shprehu interes për Bellingham, me menaxherin legjendar Sir Alex Ferguson që e drejtoi personalisht në një turne gjatë një vizite në kompleksin stërvitor të klubit në Carrington. Kjo ndezi një konkurrencë midis United dhe Borussia Dortmund për nënshkrimin e Bellingham, me Dortmundin që siguroi përfundimisht talentin e ri.
Bellingham vazhdoi të bënte 132 paraqitje për skuadrën e Bundesligës përpara se të transferohej te Real Madrid për një marrëveshje marramendëse prej 131 milionë eurosh. Ai ka arritur sukses të jashtëzakonshëm, duke shënuar 13 gola në 14 paraqitje për 'Mbretërit', dhe madje fitoi trofeun e Kopa, pasi u vlerësua si lojtari më i mirë U21 i sezonit të kaluar.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Mbetet për t'u parë nëse Bellingham mund të paraqitet në ndeshjen e ardhshme, pas një dëmtimi në shpatull kundër Rayo Vallecano, kur Real Madrid do të përballet me SC Braga në Ligën e Kampionëve të mërkurën, më 8 nëntor.
