Ferdinand zbulon arsyen pse Bellingham e refuzoi Man Unitedin
Legjenda e Manchester Unitedit Rio Ferdinand thotë se Jude Bellingham e refuzoi kalimin te “Old Trafford” se nuk iu garantua vendi në ekipin e parë.
United tentoi ta transferonte anglezin në vitin 2020 dhe klubi edhe dërgoi Sir Alex Fergusonin që të diskutojë me mesfushorin dhe familjen e tij.
Sidoqoftë, Bellingham zgjodhi Borussia Dortmundin duke iu bashkuar nga Birmingham City për 22.75 milionë funte.
Verën e kaluar, Bellingham ishte i lidhur me shumë gjigantë evropianë si Man City, Liverpool, PSG por iu bashkua Real Madridit.
Ferdinand tani është kthyer të flasë për këtë kohë, duke shtuar se ish klubi dështoi ta transferonte shkaku që s’ia garantoi vendin në ekipin e parë.
“A e dini nga ajo që kam dëgjuar, Bellingham kërkoi siguri që të ishte lojtar i ekipit të parë”.
“United nuk do t’i jepte atë siguri, kjo është ajo që kam dëgjuar nga burime shumë të sigurta”.
“Atij nuk iu garantua vendi pranë lojtarëve tjerë në ekipin e parë dhe tha “A e dini se çka, e di vlerën time dhe meqenëse s’më vlerësoni do t’i bashkohem një klubi tjetër”.
“Ai shkoi dhe e bëri këtë, ai u kthye dhe tha “Ju thashë djem, ju nuk më besuat?”.
“Dhe ai ka ikur nga Real Madridi dhe po e shemb Real Madridin, po e rrëzon Bernabeun, ata sapo e kanë rindërtuar dhe ai po e shemb! E pabesueshme”.