E çuditshme dhe qesharake: FFK-ja dërgon letër në AGK, SHGSK dhe KPM duke kërkuar të ndalohen fyerjet
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë një kërkesë të çuditshme, joprofesionale duke dërguar letër të hapur drejt AGK-së, SHGSK-së dhe KPM-së që të ndalen fyerjet ndaj tyre.
Në emisionet sportive kryetari Agim Ademi po kritikohet nga të pranishmit, ku po ia përmendin dështimet e njëpasnjëshme te kombëtarja e Kosovës.
Kjo duket se i ka dhembur shumë FFK-së, të cilët me anë të një letre qesharake kërkojnë që “njerëzit jashtë futbollit” të mos japin fare mendim.
“Mediumet dhe emisionet e tilla janë shndërruar në platforma të promovimit të individëve që nuk kanë asnjë lidhje me futboll dhe janë pa integritet profesional e moral dhe të cilët kanë agjendë të hapur kundër Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Kombëtares së Kosovës në futboll”, thuhet ndër të tjera.
FFK-ja ndër të tjera “kërcënoi” se edhe do të marrë masa ligjore ndaj mediumeve në fjalë, njësoi si ndaj individëve.
Letra qesharake e plotë:

