Dybala: Nga Ronaldo e mësova dedikimin për sportin, por të luaj me Messin ishte ëndërr e fëmijërisë
Sulmuesi i Romës Paulo Dybala thotë se ndihet krenar që ka luajtur bashkë me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.
Argjentinasi është ndër lojtarët e paktë që ka pasur kënaqësinë që të luajë me dy më të mirët e të gjitha kohërave, dhe së fundmi është pyetur për dallimet mes dy lojtarëve.
Ai deklaroi se nga Ronaldo mësoi dedikimin për sportin, por ëndrra e tij ka qenë gjithmonë të luajë pranë Messit.
“Nga Ronaldo e mësova dedikimin për sportin, qëndrimin drejt fitores. Sidoqoftë, duke luajtur me Lionel Messin ka qenë ëndërr e fëmijërisë. Messi vazhdon të jetë inspirim, për ne është fat që e shohim pranë në fushë”.
“Është kënaqësi që s’do ta harroj asnjëherë, që kam ndarë Kupën e Botës me të. Sa i përket Cristiano Ronaldos, është kampion. Të luaj së bashku me të ka qenë e mrekullueshme, por gjithashtu ishte mënyrë për mua që të mësoj nga dedikimi yt, mbi të gjitha dëshirën për fitore dhe përmirësim”.
“Nuk më befason që po kalon mirë në Arabinë Saudite gjithashtu. Në secilën situatë, ai, Messi dhe Higuain ishin tre bashkëlojtarët e mi të preferuar”.
I pyetur për të ardhmen, argjentinasi deklaroi se ende nuk ka vendosur përfundimisht.
“Për momentin, e ardhmja ime është ndeshja e radhës dhe pastaj do të shohim. Por luaj për Romën dhe e shoh vetën tek Roma”.