Drejtori sportiv i Juventusit, Nedved dhe të tjerët pezullohen për një kohë të caktuar
Tribunali Sportiv Italian dënoi drejtorin sportiv të tanishëm të Juventusit dhe ish-Këshillin Drejtues të klubit, me kohë të caktuar për mos-ushtrim të detyrës zyrtare.
Jo vetëm -15 pikë në renditjen tabelore. Juventus përjetoi edhe një tjetër lëndim të rëndë, që afekton individët veç e veç. Dënim që prek drejtorin sportiv të tanishëm, Federico Cherubini, dhe ish-Këshillin Drejtues të Klubit.
Me pak fjalë, që të gjithë këta janë shpallur fajtorë për mashtrim të deklarimit të bilancit vjetor të klubit gjatë sezoneve të shkuara.
Drejtori i sotëm i Tottenhamit, Fabrio Paratici, që dikur ishte drejtor i klubit, është dënuar me 2 vjet e gjysmë me mos-ushtrim të asnjë detyre sportive. Me dy vjet janë dënuar edhe ish-presidenti Andrea Agnelli dhe njëri nga ish-drejtuesit, Maurizio Arrivabene.
Ndërkaq Federico Cherubini si drejtor sportiv aktual i klubit torinez është dënuar me 1 vit e 4 muaj dënim. Pavel Nevded është dënuar më pak, me 8 muaj gjithsejt.
Vendimi është marrë para pak çastesh. Të gjitha klubet tjera që ishin në këtë proces gjyqësor janë shfajësuar. Pra, vetëm drejtuesit e Juventusit janë sanksionuar nga Tribunali Federal Sportiv. Një seancë gjyqësore që po vlerësohet si shokuese në mediet italiane.
Pas dhjetë ditësh nga sot do të bëhen publike të gjitha arsyetimet e gjyqësorit sportiv italian që kanë shtyrë që të merrej një vendim kaq drastik.
Ndërkaq, edhe Juventus do ta përdorë shkallën e ankimimit për të kërkuar që të zbutet dënimi në fjalë dhe të rishqyrtohet në tërësi.
Kujtojmë se zhvillimet në klubin më të trofeshëm italian kanë qenë dramatike gjatë muajve të fundit. Pak javë para fundit të vitit kalendarik 2022, i gjithë Këshilli Drejtues i Juventusit ofroi dorëheqje, duke i lënë kështu hapësirë një kaste të re drejtuesish.
