Juventus pëson goditje të rëndë, dënohet me -15 pikë - NACIONALE

Juventus pëson goditje të rëndë, dënohet me -15 pikë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka marrë një goditje të rëndë nga Gjyqësori italian sportiv. “Zonja e Vjetër” është dënuar me një penalizim prej -15 pikëve. Klubi ka të drejtë që ta bëjë një ankimimin pas pak ditësh. Të gjitha klubet tjera janë shpallur të pafajshme në këtë procesor hetimor.

Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) sot kërkoi që Juventusi të dënohej me një penalizim prej -9 pikëve, por gjykatësit vendosën që ta dënojnë edhe më rëndë: pra, prej -15 pikëve.

Vendimi është marrë para pak çastesh. Të gjitha klubet tjera që ishin në këtë proces gjyqësor janë shpallur të pafajshme. Pra, vetëm drejtuesit e Juventusit janë sanksionuar nga Tribunali Federal Sportiv. Një seancë gjyqësore që po vlerësohet si shokuese në mediet italiane.

Pas dhjetë ditësh nga sot do të bëhen publike të gjitha arsyetimet e gjyqësorit sportiv italian që kanë shtyrë që të merrej një vendim kaq drastik.

Ndërkaq, edhe Juventus do ta përdorë shkallën e ankimimit për të kërkuar që të zbutet dënimi në fjalë dhe të rishqyrtohet në tërësi.

Kujtojmë se zhvillimet në klubin më të trofeshëm italian kanë qenë dramatike gjatë muajve të fundit. Pak javë para fundit të vitit kalendarik 2022, i gjithë Këshilli Drejtues i Juventusit ofroi dorëheqje, duke i lënë kështu hapësirë një kaste të re drejtuesish.

Presidenti Agnelli, drejtori Nedved dhe të tjerët – tani duhet t’i bëjnë llogaritë me ligjin, pasi shihen si fajtorë të deklarimit të bilanceve vjetore që nuk ishin në përputhje me shifrat e vërteta.

Lajme të ngjashme