Djokoviq: Kosova në zemrën e çdo serbi, dua të kthehem për t’i pagëzuar fëmijët atje - NACIONALE

Djokoviq: Kosova në zemrën e çdo serbi, dua të kthehem për t’i pagëzuar fëmijët atje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tenisti serb Novak Djokoviq ka thënë se dëshiron t’i pagëzojë dy fëmijët e vet në Kosovë, duke këmbëngulur se Kosova është në zemrën e çdo serbi.

Djokoviq, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

Dua ta shkoj në Kosovë me bashkëshorten time Jelena, për t’i pagëzuar fëmijët tanë, Stefanin tetëvjeçar dhe Tarën pesëvjeçare. E di se kjo temë është shumë e ndjeshme”, tha Djokoviqi për mediat italiane, ku po merr pjesë në masterisin Roma Open.

Djokoviq, babai i të cilit u lind në Zveçan, njihet si mohues i krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës.

"Ende ka konflikt, vetëm se jo me armë tani, por tensionet ndihen. Nuk dua të përfshihem në politikë, por Kosova është në zemrën e çdo serbi, është qendra e identitetit, kulturës, traditës dhe fesë sonë”, shtoi ai.

Jo vetëm kaq, numri një i botës në tenis është parë edhe duke u shoqëruar me kriminelë lufte nga Serbia.

Hiç më larg se vitin e kaluar, Djokoviqi u fotografua përkrah ish-komandantit të njësisë famëkeqe paramilitare dhe kriminale të Serbisë “Ujqit nga Drina”, e cila është përgjegjëse për kryerje të gjenocidit kundër myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Në Serbi Jolovic nderohet si shpëtimtari i jetës së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladic, gjatë luftës në Bosnje në fillim të viteve 1990-ta.

Në vitin 2017, Gjykata e OKB-së e shpalli Mladicin, ish-gjeneralin serb të Bosnjës, fajtor për krime lufte në Bosnje dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Lajme të ngjashme