Dita e KOMBËTAREVE: Kosova debuton me trajnerin e ri, Shqipëria përballet me Kilin - NACIONALE

Dita e KOMBËTAREVE: Kosova debuton me trajnerin e ri, Shqipëria përballet me Kilin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillojnë miqësore. Dardanët do të debutojnë me trajnerin e ri Franco Foda ku luajnë kundër Armenisë në udhëtim, ndërsa Kuqezinjtë përballë do të kenë Kilin, në takimin që zhvillohet në Parma të Italisë.

Për Kosovën kjo miqësore do të jetë e para në krye me trajnerin e ri dhe kërkohet me çdo kusht rezultati pozitiv dhe kjo u pa edhe nga intervistat e lojtarëve dhe trajnerit, që nuk e cilësuan thjesht një miqësore këtë ndeshje.

Te Shqipëria është situatë tjetër, ata po bëjnë përgatitjet finale për të shkuar në Berlin 2024, ku kanë siguruar biletën për Kampionat Evropian dhe miqësoret shërbejnë si test për listën finale që Sylvinho do ta ketë atje, ndonëse ky i fundit tha se nuk po mendon se kë do ta ftojë për EURO2024.

Kombëtarja e Kosovës renditet e 102-ta në ranglistën e FIFA-s dhe përballet me Armeninë që është e 94-ta, pra një ndeshje pothuajse e barabartë, por që kualiteti është në anën e Kosovës dhe trajneri armen ishte i vetëdijshëm për këtë dje në intervistë.

Përballja mes Armenisë dhe Kosovës zhvillohet në Stadiumin Republikan në Yerevan me fillim nga ora 17:00 me orë lokale të Kosovës.

Në anën tjetër Shqipëria që renditet e 64-ta është në formë të lartë, por që ajo e Gianni de Biassit kishte arritur deri në pozitën e 22-të dhe përballet me Kilin që është e 42-të, kombëtare me shumë përvojë, që ka qenë prezente në shumë Botërore dhe madje ka kapur edhe çerekfinalet.

Përballja mes Shqipërisë dhe Kilit zhvillohet në Ennio Tardini në Parma të Italisë me fillim nga ora 20:45.

Të dy këto miqësore nuk do të jenë të fundit për kombëtaret tona, pasi Kosova pas katër ditësh zhvillon ndeshjen tjetër kundër Hungarisë, ndërsa Shqipëria pas tre ditësh takohet me Suedinë.

Lajme të ngjashme