Foda para ndeshjes me Armeninë: Duam të sulmojmë sa më shumë
Përzgjedhësi Franco Foda pret që Kosova të jetë agresive në të gjitha aspektet ndaj Armenisë.
“Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen e parë nën urdhrat e Fodas të premten në miqësoren e parë kundër armenëve.
Në konferencë për shtyp, Foda deklaroi se Kosova do të sulmojë dhe të luajë futboll sa më agresivë.
“Mund të themi që kemi disa seanca shumë të mira pavarësish që koha nuk ka qenë aq e gjatë. Sidoqoftë, lojtarët kanë qenë në formë dhe janë përgatitur mjaftë mirë. Rashica e Rrahmani kanë pasur disa probleme muskulore, por tani janë mirë se kanë stërvitur dhe do të jenë gati për ndeshjen e nesërme”.
“A ka ngjashmëri mes klubeve? Mund të themi se të dy skuadrat kanë futbollist mjaftë të mirë, si në aspektin teknik por poashtu kanë paraqitje goxha solide në aspektin defanisv”.
“Po, në tre ditët e kaluara kemi punuar shumë në aspektin teknik, se si duhet të jemi të organizuar në fushë dhe pjesa e agresivitetit ka qenë ndër kryesorët sepse duam të luajmë futboll sa më të shpejtë që është e mundur në të gjitha fazat, kur të kemi topin të sulmojmë por edhe kur e humbi të jemi agresiv që të tentojmë ta fitojmë sa më shpejtë, në mënyrë që të sulmojmë sërish”.
“Kush është favorit? Nuk e di, por mund të them që jemi përgatitur maksimalisht dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet”.