Disa muaj pasi e rrëzuan nga Botërori, Xhaka e Shaqiri në Serbi për t'u përballë me Bjellorusinë
Shtëpia e futbollit, UEFA ka vendosur që ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet në Serbi, më saktësisht në Novi Sad.
Si Bjellorusia ashtu edhe Zvicrë ndodhen në të njëjtin grup në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, aty ku është edhe Kosova.
Sidoqoftë, duke marrë parasysh që Bjellorusia nuk ka të drejtë të luajë në ‘shtëpinë e tyre’ pasi UEFA i ka përjashtuar shkaku i pushtimit rus në Ukrainë, ata ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në stadiume neutrale.
UEFA ka vendosur që ndeshja ndërmjet Bjellorusisë dhe Zvicrës që është paraparë të zhvillohet me 25 mars, të luhet në stadiumin “Karadjodje” të Novi Sadit të Serbisë.

Për dy futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri nuk do të jetë hera e parë që luajnë në Serbi, kombëtare të cilën e eliminuan muajin e kaluar nga Kampionati Botëror “Katar 2022”.
Kujtojmë, se në grupin I përpos dy kombëtareve të lartpërmendura ndodhet edhe Kosova, Izreali, Rumania dhe Andorra.
Dy kombëtare do të avancojnë në fazën e grupeve të “Euro 2024”, me “Dardanët” që sfidën e parë do ta zhvillojnë si mysafir i Izrealit.