Diogo Dalot konfirmon negociatat me Man Unitedin për rinovimin e kontratës - NACIONALE

Diogo Dalot konfirmon negociatat me Man Unitedin për rinovimin e kontratës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Diogo Dalot ka pranuar se momentalisht është në bisedime për të vazhduar kontratën për një periudhë afatgjatë te Manchester United.

23-vjeçari ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës me "Djajtë e Kuq" dhe dëshiron të vazhdojë në "Old Trafford" edhe për edicionet e ardhshme.

Edhe pse kur iu bashkua Man United nga Porto në vitin 2018, Dalot ishte vetëm zëvendësues, këtë edicion për herë të parë ka fituar vendin në formacionin bazë nën urdhrat e Ten Hag.

Së fundmi, portugezi për "Daily Mail" bëri të ditur se është tejet i lumtur dhe është ne negociata për të vazhduar kontratën.

"Jemi në pozitë për të thënë se jemi në negociata dhe do të shohim si do t'i përshtatet dy palëve, por nuk është sekret që jam i lumtur këtu, pra të shohim si do të shkojnë gjërat".

"E dua këtë klub dhe dua të luaj për këtë klub. Jemi duke shkuar në drejtimin e duhur si skuadër. Për mua gjëja më e rëndësishme është që individualisht ta ndihmoj skuadrën siç jam duke bërë".

Tutje, Dalot shtoi se dëshiron të fitojë trofe te "Djajtë e Kuq", duke nisur nga Carabao Cup.

"Mendoj se duhet të jemi të dhënë për të fituar trofe, të fitojmë gjëra".

"Ky klub është për të fituar trofe. Duhet të luftojmë për të gjitha trofetë që jemi. Shpresoj që mund të festojmë brenda muajit".

"Kjo Carabao nuk është më e vogël se Liga e Kampionëve, Liga e Evropës. Kuptohet është dimension tjetër, por është trofe dhe ne duam ta fitojmë".

Manchester United do të përballet me Charlton në kuadër të Carabao Cup.

Lajme të ngjashme