Dino Zoff: Nuk e kam njohur më parë Maignan, ai është një lojtar i kompletuar në Milan - NACIONALE

Dino Zoff: Nuk e kam njohur më parë Maignan, ai është një lojtar i kompletuar në Milan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 1982, Dino Zoff, vlerësoi lart portierin e Milanit, Mike Maignan, megjithëse e pranon se nuk kishte njohuri rreth tij më parë, para se të kalonte te kuqezinjtë.

Portieri francez nënshkroi për kuqezinjtë verën e kaluar nga Lille në një marrëveshje me vlerë rreth 14.4 milionë euro, e cila duket të jetë një pazar mjaftë i mirë në fund të fundit. Maignan ishte një nga faktorët kryesorë se pse Milani u shpall kampion në Serie A në sezonin që lamë pas, duke mbajtur 17 herë portën e paprekur dhe duke pranuar vetëm 21 gola në 32 paraqitjet e tij në kampionatin italian.

Rafael Leão's early strike moves AC Milan top of Serie A | AP News

Duke folur për L'Equipe, Zoff tregoi për përshtypjen e tij të fortë për Maignan pas fillimit të tij pozitiv të sezonit.

“Ai ishte vendimtar, dha siguri në të gjitha frontet dhe në derbin e fundit ishte përsëri i jashtëzakonshëm”.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1982 pranoi se për shkak se futbolli francez është "më pak i parë dhe i vlerësuar në TV", ai nuk ishte në dijeni të cilësive të Maignan përpara se të nënshkruante për kuqezinjtë.

“Ai është një profil i plotë, shpërthyes dhe i rregullt. Personaliteti i tij është vendimtar.”

Së fundi, Zoff sugjeroi që Milani "nuk humbi duke ndryshuar nga Donnarumma në Maignan", edhe nëse Paris Saint-Germain "fitonte një portier shumë të ri dhe të fortë".

Numrat konfirmojnë punën e jashtëzakonshme të Maignan në Milan pas ardhjes së tij vitin e kaluar; 27-vjeçari kishte një pritje vendimtare për ndeshje, duke dërguar margjinën e pritjeve në +8.0, e dhënë kjo që tregon më së miri për aftësitë e portierit francez.

Dino Zoff është legjendë e futbollit italian që luajti në pozitën e portierit për 22 vite, duke u paraqitur në skuadra elitare si Udinese, Napoli dhe në 11 vitet e fundit aty ku emri i tij u bë i madh në Itali duke u paraqitur për Juventusin.

Dino Zoff: Italy World Cup And European Championship Winner

Gjithashtu, Zoff u paraqit për Italinë 112 herë.

Në tërë karrierën e tij, ai ka të fituar një Kupë të Botës, një Kampionat Evropian, gjashtë tituj kampioni në Itali, dy Kupa të Italisë dhe një Ligë të Evropës.

Lajme të ngjashme