De Ketelaere zyrtarizohet te Milan, fjalët e tij të para: Isha shumë i emocionuar kur u interesuan për mua - NACIONALE

De Ketelaere zyrtarizohet te Milan, fjalët e tij të para: Isha shumë i emocionuar kur u interesuan për mua

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Milan ka konfirmuar zyrtarizimin e fantazistit belg, De Ketelaere. I shumëpritur nga Pioli, Maldini, Massara dhe tifozët, tani ai do të mund t'i tregojë aftësitë e veta.

Prej shumë kohësh u kërkua nga Milan, por tek sot, më 2 gusht, erdhi zyrtarizimi i kalimit të tij te kampioni në fuqi i Serie A. Fjala është për fantazistin De Ketelaere, që ishte prioriteti kryesor në listën e lojtarëve për t'u transferuar te Milan.

Një pritje e pafund, që shpesh dukej se po i shterronte energjitë e të gjithëve - përfundoi me sukses nga të gjitha palët.

Kësisoj, gjatë mbrëmjes së sotme, erdhën konfirmimet e dyfishta, nga të dy kluet, Milan dhe Club Brugge, për zyrtarizimin e marrëveshjes për futbollistin e ri belg.

Fjalët e para të De Ketelaere si futbollist i Milani

Menjëherë pasi u zyrtarizua si lojtar i ri i Milanit, De Ketelaere dha prononcimin e tij të parë me fanellën "kuqezi".

Ai mes tjerash tregoi edhe se si e kishte pranuar interesimin e Milanit, kur i njëjti i ishte kumtuar.

"Jam një djalë që zakonisht është i qetë, por në atë rast isha shumë i emocionuar për interesimin e Milanit. Nuk dija si të reagoja. Thonë që nuk mund ta paramendosh pa ardhur këtu. Kur i dëgjon dhe sheh tifozët, vëren që është ndryshe nga e folura e thjeshtë paraprakisht", ka deklaruar ai.

Club Bruges i uron fat De Ketelaeret

Përmes një shkrimi në profilin zyrtar të klubit në rrjetin social Twitter, Club Brugges e ka përshëndetur tashmë ish-futbollistin e tij, De Ketelaere, duke i uruar fat në aventurën e tij të re.

"Bënani të ndihemi krenarë në Milano"
, ka shkruar faqja zyrtare e klubit belg mes të tjerash.

Te skuadra belge, 21-vjeçari është zhvilluar si futbollist, që prej grupmoshave të reja. Në futbollin profesionist ai ka zhviluar 90 ndeshje, ku me ç'rast ka spikatur me 18 gola të realizuar.

Lajme të ngjashme