David de Gea: Sezoni i kaluar ende është në mendjet tona - NACIONALE

David de Gea: Sezoni i kaluar ende është në mendjet tona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i Manchester United, David de Gea, ka pranuar se skuadra ende ka në mendje sezonin e tmerrshëm të kaluar, duke thënë: “Kur diçka shkon gabim, njerëzit i kap paniku”.

United pësoi humbje katastrofike 4:0 ndaj Brentfordit këtë të shtunë me trajnerin e ri Erik ten Hag i cili humbi ndeshjen e dytë rresht në aq sa ka në bankën e Manchester Unitedit në Premierligë.

Këto rezultate nënkuptojnë se United e cila është fituese e 20 herë kampionatit anglez, renditet e fundit në tabelë për herë të parë që nga gushti i vitit 1992, pra plotë 30 vite.

31-vjeçari ishte një nga fajtorët në humbjen e djajve të kuq ndaj Brentfordit, duke gabuar rëndë në golin e parë të pranuar, dhe ka pranuar se skuadra është duke pasur probleme, pasi ende kanë në memorie sezonin e dëshpëruar vitin e kaluar, kur përfunduan të gjashtit në tabelë, duke mbetur jashtë Ligës së Kampionëve.

David de Gea Biography: Age, Height, Achievements, Facts & Net Worth -

Kur u pyet se a mund të jetë problemi se ende e mendoni sezonin e kaluar, ai u përgjigj: “Sigurisht, ishte sezon i vështirë dhe me shumë gjasë ende është në mendjet tona.”

“Kur diçka shkon gabim, njerëzit i kap paniku, është e vështirë. Por ne duhet të mësojmë, kemi trajner të ri, disa lojtarë të rinj, dhe kemi nevojë të jemi më pozitiv dhe të vazhdojmë të mësojmë dhe të rritemi.”

Portieri spanjoll e përshkroi paraqitjen e djajve të kuq ndaj Brentfordit si të papranueshme dhe të tmerrshme, duke shtuar se skuadra pati një para-sezon impresionues por që nuk ishte e duhura për t’u përgatitur për Premierligë.

Ai tha: “Në para-sezon nuk ka presion, luani për gjithçka apo asgjë. Kur luani ndeshje në Premierligë, gjithçka është më ndryshe, të gjitha skuadrat hynë me krejt forcat, të gjitha ekipet janë të mira, nuk është e lehtë.

Duhet të qëndrojmë së bashku si skuadër, të stërvitemi fort dhe akoma më mirë. Nuk mund të them më shumë që të jem i sinqertë.”

De Gea ndër vite në Manchester United

Spanjolli 35-vjeçar u transferua në Angli te Manchester United në vitin 2011 nga Atletico Madrid dhe që nga atëherë ai ka zhvilluar 488 ndeshje, duke pasur një mesatare prej 1,09 golave të pranuar, ndërsa ka 165 ndeshje ku nuk ka pranuar gol.

David De Gea says 'I don't see myself away from Manchester United' ahead of Atletico Madrid clash - Eurosport

Ai e filloi ngadalshëm karrierën te djajtë e kuq, duke mos qenë aq i sigurt, por duke shkuar vitet u bë një nga më të mirët në Premierligë, ndonëse ndonjë vit kishte rënie të madhe të formës.

Në vitin që lamë pas ai u konfirmua sërish si numri një i portës te Manchester United, sepse një kohë kishte humbur luftën me Dean Henderson, pasi spanjolli po kalonte në një krizë.

Tani me Hendersonin e larguar, pozita e titullarit nuk i rrezikohet dhe mbetët për momentin i pazëvendësueshëm, ndonëse United është në kërkim të një portieri me profil të lartë.

Lajme të ngjashme