Dardan Cena fantastik, e mposht vendin e nëntë të botës për ta fituar medaljen e bronztë në Evropianin e Hapur - NACIONALE

Dardan Cena fantastik, e mposht vendin e nëntë të botës për ta fituar medaljen e bronztë në Evropianin e Hapur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Befasia e ëmbël e këtij Kampionati Evropian të Xhudos që po mbahet në Prishtinë padyshim që është Dardan Cena. Ai fitoi medaljen e bronztë si i 223 i botës, ku u përball me numrin nëntë të botës, Petru Pelivan, në kategorinë deri në 73 kilogram.

Rruga për medaljen e bronztë për Cenën ishte më e gjata se të gjithë garuesit e tjerë, ku fitoi tre përballje dhe humbi një.

E filloi shumë mirë duke e mposhtur garuesin nga Finlanda Valtteri Olin me Ippon, teksa epilog të njëjtë kishte edhe përballja me gjermanin Igor Wandtke, përmes të cilës e arriti çerekfinalen.

Në çerekfinale ishte i pafat, pasi u përball me vendin e shtatë të botës, Lombardon. Italiani fitoi dhe Dardani humbi shpresat për befasinë e madhe, por që luftën për medalje e vazhdoi me anë të repesazhit.

Në gjysmëfinale të repesazhit Cena e mposhti bullgarin Mark Hristov, ku arriti në finale për medalje të bronztë.

Dardani u tregua fantastik në luftën për medalje të bronztë. Në kohën shtesë me Ippon fitoi kosovari me Ippon, duke mposhtur Petru Pelivanin, numrin nëntë të botës.

Kjo është befasia më e madhe e këtij kampionati, pasi renditja e Cenës është largë me atë të garuesit nga Moldavia.

Lajme të ngjashme