Dardan Cena mposhtet në çerekfinale nga Lombardo, e kërkon medaljen e bronztë nga repesazhi
Dardan Cena nuk ka arritur ta vazhdojë rrugën e fitoreve, pasi u ndal nga italiani Lombardo, numri shtatë i botës, por për kosovarin kjo përballje sot nuk është e fundit, pasi do ta kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Cena e nisi mirë, kur në raundin e parë e mposhti finalendezin Valtteri Olin me Ippon, për të kaluar në raundin tjetër ku u përball me gjermanin Igor Wandtke, ku edhe këtë e fitoi me Ippon, për ta siguruar çerekfinalen.
Por aty pati punë të vështirë, pasi në mesin e tetë më të mirëve Dardani u takua me numrin shtatë të botës, italianin Manuel Lombardo, i cili fitoi me Ippon.
Cena tani do ta vazhdojë rrugën nëpërmjet repesazhit, ku do ta kërkojë medaljen e bronztë, me kundërshtarin Mark Hristov që do ta ketë përball.