Pyetet për heshtjen pas vendimit të Speciales, Gërvalla: Nuk përgjigjem për tema ditore
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se përse nuk kishte komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së, raporton Ekonomia Online.
Ajo u pyet pas akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku. Gërvalla tha se aktiviteti i kushtohej atij dhe se për tema të tjera do të fliste një herë tjetër.
“Sonte jemi takuar për të takuar me dhimbje dhe krenari heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë”, tha ajo.
Gërvalla nuk dha shpjegim për heshtjen e saj pas vendimit të Speciales, as kur u pyet drejtërdrejt nga gazetarët.
“Nuk përgjigjem për tema ditore” – tha ajo.
Gazetari e pyeti nëse është temë ditore dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, por Gërvalla heshti dhe eci pa u përgjigjur.