Dardan Cena në finale të repesazhit, fiton ndaj bullgarit Hristov
Dardan Cena ka arritur ta sigurojë finalen e repesazhit, pasi e mposhti bullgarin Hristov, duke vazhduar kështu rrugën drejt medaljes së bronztë.
Cena e filloi mirë, duke fituar dy përballjet e para, por në çerekfinale pati punë të vështirë me numrin shtatë të botës, Lombardo, ky i fundit i kualifikuar tani në finale së bashku me Akil Gjakovën.
Edhe pse nuk fitoi atu, Cena u kthye te fitoret në repesazh ku e mposhti Mark Hristovin me dy Waza-ari.
Ai tani do të jetë në garë për medaljen e bronztë, ku për kundërshtar e ka Petru Pelivanin, të cilin Akili e mposhti në gjysmëfinale.