Daniele Orsato zgjidhet gjyqtari më i mirë i Kupës së Botës 2022
Daniele Orsato është zgjedhur gjyqtari më i mirë në Kupën e Botës 2022 në Katar, duke e fituar çmimin ndërkombëtar “Giulio Campanati.
Gjyqtari italian Orsato referoi në tri ndeshje në Katar, takimin hapës mes nikoqirit dhe Ekuadorit dhe ndeshjen e fazës grupore mes Argjentinës dhe Meksikës.
Orsato ishte gjyqtar kryesor edhe në ndeshjen gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë, që e fitoi 3:0 ekipi i udhëhequr nga Lionel Messi.
Për paraqitjen e tij në këto tri ndeshje, Orsato u zgjodh gjyqtari më i mirë i turneut në Katar.

Orsatos nuk iu besua finalja e Botërorit në Katar mes Argjentinës dhe Francës, por paraqitjet e tij në tri ndeshjet paraprake u vlerësuan si shumë të mira dhe të mjaftueshme për t’ia fituar këtë çmim.
Ai e la në vendin e dytë gjyqtarin e finales, polakun Szymon Marciniak.
Çmimi “Giulio Campanati” u themelua pas Kupës së Botës 2014 në Brazil, për nder të ish-gjyqtarit ndërkombëtar dhe ish-drejtorit të UEFA-s Campanati, i cili vdiq në tetor të vitit 2011.
Arbitri, a Daniele Orsato la quinta edizione del Premio Campanati: L'arbitro italiano ha conquistato la quinta edizione del Premio Campanati. Orsato è stato giudicato il miglior direttore di gara ai Mondiali in Qatar. Nel 2014 e nel 2016 il… https://t.co/aVsVTRBFWT pic.twitter.com/iL3H64epjl
— sportlive (@sportli26181512) December 28, 2022
Ky event organizohet nga Shoqata e Miqve të Giulio Campanatit dhe nga AIA dhe shpall gjyqtarin më të mirë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Evropian.
Ish-gjyqtari italian Nicola Rizzoli e fitoi këtë çmim në vitin 2014, pas Kupës së Botës në Brazi, si dhe për gjyqtarin më të mirë në vitin 2016, pas Kampionatit Evropian në Francë.
Gjyqtarët e tjerë që e kanë fituar këtë çmim janë argjentinasi Nestor Pitana për Kupën e Botës 2018 dhe holandezi Bijorn Kuipers si gjyqtari më i mirë në Euro 2020.