Dajaku: Me kryetar të arrestuar për evasion fiskal po duan ta licencojnë federatën, lutuni për futbollit tonë këtë të xhuma
Ish drejtori sportiv i Drenicës, Taulant Dajaku ka shkruar se FFK po mendon të licencohet me kryetarin Agim Ademi që është i arrestuar evasion fiskal.
Kryetari Agim Ademi është në arrest shtëpiak që 22 ditë pasi akuzohet për “Keqpërdorim të Besimit” dhe “Shmangie në tatim”.
Pavarësisht që Ademi gjendet në arrest shtëpiak, situata nuk ka ndryshuar shumë me Federatën e Futbollit Kosovës (FFK) që ende nuk është licencuar dhe klubet kosovare janë në krizë financiare.
Për këtë gjë ka reaguar edhe Dajaku, i cili në rrjetin social “Facebook” shkroi se mediat e blera po duan ta licencojnë federatën me këtë kryetar të arrestuar.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“!!!...kryetari i federates i arrestuar per evazion fiskal dhe keqperdorim te pozites per 22 dite eshte ne burg (po per shtirje si i semure ne arrest shpie) dhe media e blere nga parat e federates flet dhe shet' lajme se licencimi mund te behet me keta njerz qe kane marr peng krejt federaten dhe futbollin,me dosje ne prokurori dhe keqperdorime enorme bashke me mediat e blera dhe klubet e nenshtruara nga parat e keqperdorura te federates duan te shesin situate sikur gjithe gjerat jane ne rregull kjo eshte hipokrizi e madhe qe po shkaterron”.
“P.S ... e xhuma sot lutuni edhe per futbollin tone se drejt vdekjes eshte me kete mentalitet te nenshtrimit ndaj krimit qe nder vite ka ndodhur ketu”, shkroi ai.
