Vendos Gjykata, Agim Ademit i caktohet masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj Agim Ademit, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), i dyshuar për “Keqpërdorim të besimit” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Është aprovuar kërkesa e prokurorisë. Ademit i është caktuar masa se “arrestit shtëpiak” për 30 ditë.” – ka thënë Gashi shkurtimisht.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, nën dyshimin se ka keqpërdorur buxhetin e FFK-së.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj A.A., në Gjykatën kompetente”, tha Ulajt për Nacionale gjatë ditës.
Ademi u trajtua në Qendren Klinike Universitare të Kosovës qëkur u dërgua atje u prangosur të mërkurën.
Ademi, 61 vjeç, u arrestua dje nga policia dhe ndaj tij u mor vendim për 48 orë paraburgim. Në vend se të dërgohej në paraburgim, ai përfundoi në spital.
Drejtori i Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, tha gjatë ditës së Ademi ka një kontuzion në gjoks edhe se ai do të mbahet në klinikë deri të premten të paktën.
“Gjendja është e mirë, ne mbrëmë e kemi pranuar. Momentalisht, ne nuk mund ta lëshojmë 24 orë, sepse është në pritje të analizave që i ka kërkuar mjeku kujdestar. Kështu që sot ai rri tek ne, prej nesër mund të lëshohet. Por gjendja është e mirë”, tha Kolgeci për Nacionale.
Ademi, 61 vjeç, u arrestua dje nga policia dhe ndaj tij u mor vendim për 48 orë paraburgim. Në vend se të dërgohej në paraburgim, ai përfundoi në spital.
Ademi dyshohet se e ka keqpërdorur buxhetin e shtëpisë së futbollit kosovar dhe tani po hetohet edhe për shmangie tatimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura duke keqpërdorur buxhetin e FFK-së. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor”, njoftoi policia të enjten herët.
Javën e kaluar, Ademi u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për detyrim në një rigjykim të tejzgjatur.
Ademi bashkë me Muharrem Ramën akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar t’i jepte 30 mijë euro ose një “BMW X5”.
Prokuroria pritet të ankohet ndaj këtij vendimi.
Shefi i futbollit në vend u përball me autoritetet përsëri dhe në prag të fillimit të një fushatë tejet të rëndësishme të Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian 2024.
Kosova e nis atë që do të jetë fushata e dytë kualifikuese për një evropian këtë të shtunë me 25 mars përballë Izraelit në Tel Aviv.
Tri ditë më vonë, të martën më 28 mars, dardanët e presin Andorrën në Fadil Vokrri në Prishtinë.