Cristiano Ronaldo pranë nënshkrimit të kontratës shtatëvjeçare në Arabinë Saudite - NACIONALE

Cristiano Ronaldo pranë nënshkrimit të kontratës shtatëvjeçare në Arabinë Saudite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo është pranë të nënshkruajë marrëveshjen që do të vlejë 175 milionë funte për vit me Al Nassr dhe Arabinë Saudite.

Marrëveshja pritet të jetë për shtatë vite, me portugezin që do të luajë dy vite e gjysmë dhe pastaj do të merr rolin e ambasadorit.

Ronaldo ka qenë në kërkim të një skuadre të re që kur Manchester United ia ndërpreu kontratën pas intervistës tronditëse që dha për Piers Morgan para Kupës së Botës.

Sipas "Marca", një marrëveshje me Al Nassr do të kryhet brenda orëve të ardhshme.

Një pjesë e rolit të tij ambasador do të jetë të ndihmojë kandidaturën e vendeve arabe së bashku me Egjiptin dhe Greqinë për ofertën e tyre për Kupën e Botës 2030.

Al-Nassr pritet të largojë tre futbollistë nga skuadra që të ketë vend financiarisht për të nënshkruar me Ronaldon.

Bisedimet janë realizuar që një kohë duke marrë parasysh se nisën verën e kaluar. Ronaldo ishte i lidhur me kalimin te klubi i Arabisë Saudite gjatë Kupës së Botës, por refuzonte të komentonte pasi ishte i fokusuar në turne.

Ai dhe familja e tij thuhet se janë duke pritur në Dubai derisa marrëveshja që përfshin edhe disa reklama të mbyllet.

Portugezi refuzoi kalimin në Arabinë Saudite verën e kaluar, por duke marrë parasysh se nuk ka interesim nga top klubet evropiane atëherë thuhet se është i gatshëm ta pranojë ofertën.

Al Nassr është një ndër klubet më të suksesshme duke pasur nëntë tituj, derisa trofeu i fundit u realizua në vitin 2019.

Al Nassr aktualisht drejtohet nga francezi Rudi Garcia, i cili më parë ka drejtuar Romën, Marsejën dhe Lionin. Ata gjithashtu luajnë në një stadium 25,000 vendesh.

Lajme të ngjashme