Chelsea në alarm për pagat ndaj stafit dhe lojtarëve - rrezikon 9 pikë penalizim - NACIONALE

Chelsea në alarm për pagat ndaj stafit dhe lojtarëve - rrezikon 9 pikë penalizim

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea po kalon në momente të vështira. Sanksionet kanë bërë që të futen në alarm edhe sa i përket depozitimit të pagave. Ata kanë afati deri më 1 prill që t'i paguajnë pagat e brendshme mujore.

E përditshmja britanike, Daily Mail, raporton se dita e depozitimit ndaj stafit dhe lojtarëve është 1 prilli. Pagat mujore që Chelsea i detyrohet nëpunësve të tij, përfshirë këtu stafin dhe lojtarët, thuhet të jetë prej 28 milion funtave.

Sanksionet që qeveria britanike i vendosi ndaj oligarkëve rusë, ka goditur rëndë klubin londinez, kur dihet që këto masa prekën edhe pronarin e tyre, Roman Abramovich.

Për momentin të vetmet burime financiare për t'i kryer detyrimet ndaj nëpunësve të tyre ata i kanë inkasimet nga të drejtat televizive të Premierligës dhe premitë që kanë marrë nga UEFA dhe FIFA, pasi ia kanë dalur të kualifikohen mëtutje në kupat e ndryshme ndërkombëtare.

Zyrtarët e klubit po frikësohen që nëse nuk ia dalin t'i mbulojnë këto detyrime financiare, ata do të rrezikonin edhe penalizimin me 9 pikë.
Fakti që Chelseat po i mohohet e drejta për t'i shitur biletat dhe për të përfituar nga shitja e tyre, po ia vështirëson punët jo pak, pasi ato gjeneronin të hyra të vazhdueshme dhe nëse nuk ndryshon diçka gjatë ditëve në vazhdim, shumë shpejt pritet që klubi i Chelseat të rrezikojë të futet në krizë edhe më të thellë.

Lajme të ngjashme