Chelsea kthehet te fitoret pasi e mposht me mund Crystal Palacen, Newcastle fiton në frymën e fundit ndaj Fulhamit - NACIONALE

Chelsea kthehet te fitoret pasi e mposht me mund Crystal Palacen, Newcastle fiton në frymën e fundit ndaj Fulhamit

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Chelsea më në fund ka gjetur rrugën drejt fitores, duke e mposhtur me shumë vështirësi Crystal Palacen me rezultat 1:0 në Stamford Bridge, me të njëjtin rezultat ka fituar edhe Newcastle United ndaj Fulhamit, me një gol në frymën e fundit të takimit.

I pranishëm për të parë ndeshjen nga tribunat ishte dhe lojtari më i ri të kaltërve të Londrës, Mykhailo Mudryk, i cili u zyrtarizua se ndeshja po luhej, ndërsa prezantimi i tij u bë pa filluar pjesa e dytë.

Sa i përket ndeshjes, Chelsea ishte diç më e mirë, duke pasur dominimin e posedimit të topit, ndërsa me raste të krijuara ishin të barabarta, por një gol i sulmuesit gjerman, Kai Havertz, bëri dallimin, për të ardhur deri te fitorja pas katër ndeshjeve zhgënjyese.

Goli i vetëm i takimit u shënuar në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të, me anë të Havertz për 1:0, që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Me këtë gol, sulmuesi i kombëtares gjermane shkon në pesë gola të shënuar në 18 paraqitje në Premierligë, ndërsa ka edhe një asist të dhuruar.

Teksa në anën tjetër në Saint James’ Park u zhvillua takimi tjetër mes Newcastle United e Fulhamit, ku Newcastle konfirmoi që jo rastësisht është në pozitën ku gjendet.

Newcastle United 1-0 Fulham LIVE: Updates from St James' Park as Isak wins it for Magpies late on - Chronicle Live

Newcastle ishte dominuese e takimit në tërësi, duke pasur posedimin e topit dhe rastet për shënim, teksa Fulhami nuk pati as edhe një goditje në drejtim të portës së Nick Pope.

Një rast që vlen të ceket është se gjyqtari i takimit akordoi penallti për Fulhamin, të cilën në gol e konkretizoi serbi, Mitrovic, por goli u anulua pasi sulmuesi kishte pasur kontakt me dy këmbët në rastin e goditjes nga pika e bardhë.

Kjo ishte mundësia e vetme skuadrës së promovuar këtë sezon në Premierligë.

Ndërsa Newcastle gjeti golin krejt në fund me anë të sulmuesit, Alexander Isak që shënoi krejt në fund për fitoren minimale 1:0, pas asistimit të Callum Wilson

Chelsea edhe pas fitores vijon të mbetet në pozitën e 10-të tani kur kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e pjesës së parë të sezonit për ta, ndërsa Newcastle pozicionohet e treta me një pikë më pak se Manchester City e gjashtë më pak se lideri Arsenali.

Lajme të ngjashme