Chelsea dhe Barcelona arrinë marrëveshje për shkëmbimin Aubameyang - Alonso - NACIONALE

Chelsea dhe Barcelona arrinë marrëveshje për shkëmbimin Aubameyang - Alonso

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea dhe Barcelona kanë gjetur gjuhë të përbashkët, për ta jetësuar shkëmbimin e lojtarëve ndërsjelltazi mes Alonsos dhe Aubameyangut.

Pas shumë peripecive, disa orë para se të mbyllet afati kalimtar veror, drejtuesit e Chelsea dhe Barcelona kanë arritur ujdi sa i përket shkëmbimit të dy lojtarëve që janë në krye të dëshirave nga dy trajnerët e klubeve përkatëse.

Një lajm të tillë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së sontme e bëri të ditur gazetari i mirënjohur italian që merret me informimin rreth transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Po ashtu, që të dy lojtarë kanë shfaqur dëshirë që të ndryshojnë ambient dhe kjo marrëveshje ua jetëson një vullnet të tillë.

Aubameyang u sigurua nga Barcelona me një bujë relativisht të madhe, por nuk ia doli që të lë gjurmë, mbase edhe për arsyen që u transferua në "Camp Nou" në një kohë gri në të cilën po kalonte klubi blaugran.

Ndërkaq, Alonso te Chelsea është qe gjashtë vjet, pasi është transferuar me insistim të Antonio Contes, pasi paraprakisht kishte regjistruar paraqitje të mira në Serie A me fanellën e Fiorentinas.

Chelsea dhe Barcelona skuadra shumë aktive në afatin kalimtar veror

Si Chelsea, ashtu edhe Barcelona - kanë qenë skuadra shumë aktive gjatë këtij afati kalimtar veror, duke sjellë mjaft freski në kontigjentin e lojtarëve të tyre.

Skuadra londineze deri më tani ka investuar 266 milionë euro në afrimin e lojtarëve të ndryshëm. Blerja e fundit ka qenë ajo e Fofana, në vlerë prej 80 milionë eurosh nga Leicester.

Ndërkaq, blerje e kushtueshme ka qenë edhe ajo e Cucurella, prej 65 milionë euro. Edhe pse i blerë me një shifër më të vogël sesa dy të apostrofuarit më lart, Sterling ishte ai që bëri më së shumti bujë, duke zgjedhur Chelsean si destinacion, me marrëveshjen që u arritë me Manchester Cityn për 56 milionë euro. Kurse, Koulibaly nga Napoli u sigurua për 38 milionë euro, pasi ishte në skadim të kontratës.

Chukwuemeka dhe Slonina u blenë për 18 milionë euro, respektivisht 9 milionë euro.

Në anën tjetër, anipse Barcelona ballafaqohet vazhdimisht me situatë të rëndë financiare, kjo s'e ka penguar atë që të shpenzojë shumë para gjatë kësaj vere.

Rapinha ishte blerlja më e kushtueshme në vlerë prej 58 milionë euro. Pastaj pasoi Kounde me çmim prej 50 milionë euro. Lewandowski ishte afrimi kryesor. Ylli polak u sigurua pas afro dy muaj negociatash intensive me bavarezët, ku në fund u gjet ujdia për 45 milionë euro.

Ndërkaq, me parametra zero u siguruan Christensen nga Chelsea dhe Kessie nga Milan.

Lajme të ngjashme