Chelsea dorëzon ofertën te Barcelona për Aubameyang
Chelsea ka paraqitur një propozim për të nënshkruar me sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona, siç kupton mediumi britanik The Athletic.
Skuadra e Premierligës besohet se ka ofruar 15 milionë funte në një marrëveshje që do të shihte mbrojtësin e majtë Marcos Alonso të shkonte në drejtim të kundërt.

Mendohet se Barcelona ende nuk i është përgjigjur këtij propozimi, pasi ata mendojnë ende nëse dëshirojnë të ndahen me një lojtar që u bashkua vetëm në janar të këtij viti nga Arsenali.
Kushtet personale midis Chelsea dhe 33-vjeçarit gabonez nuk ka të ngjarë të jenë një problem, nëse klubet arrijnë një marrëveshje.
Trajneri i Barcelonës, Xavi dëshiron të mbajë Aubameyang në Nou Camp, por drejtuesit e skuadrës mund të lejojnë një largim për të lehtësuar sado pak problemet e tyre financiare.

Homologu i Xavit në Chelsea, Thomas Tuchel, është i vendosur të ribashkohet me një sulmues që më parë e kishte menaxhuar te Borussia Dortmund dhe ekipi i Stamford Bridge ka nevojë për një sulmues qendror në sulmin e tyre.
Ndërsa, Aubameyang siç dihet është i lumtur te Barcelona dhe nëse një largim realizohet, atëherë Chelsea mendohet të jetë destinacioni i tij i parë.
Pronësia e re te të kaltrit e Londrës tashmë ka investuar shumë në afatin kalimtar të parë të tyre veror dhe po ndjek gjithashtu anësorin e Evertonit, Anthony Gordon dhe mbrojtësin e Leicester City, Wesley Fofana.
Teksa, Alonso është përballur gjatë gjithë verës me raportimet për një largim të mundshëm te Barcelona, dhe tani Chelsea e ka përfshirë në këtë propozim në mënyrë të kënaq të gjitha palët e përfshira.

Tuchel nuk e përmend Aubameyangun por lë të kuptohet se dëshiron një afrim të tillë
Edhe pse nuk bëri të ditur ndonjë emër, Tuchel la të kuptohet se skuadra e tij është duke shikuar për të transferuar akoma lojtarë në këtë afat kalimtar.

“Unë besoj se mund të konkurrojmë me këtë grup aktual që kemi, por është gjë tjetër që të luash një herë në javë dhe tjetër gjë të luash 60 ndeshje në vit dhe tre ndeshje në çdo javë.”
“Kemi nevojë të kemi lojtarë që konkurrojnë për pozitat e tyre dhe për minutat në fushë. Nuk është vetëm shpirti i skuadrës dhe taktikat, gjithashtu ka të bëjë edhe thellësia në skuadër dhe gara mes lojtarëve. Për sa kohë të është i hapur afati kalimtar, mundësitë janë të hapura. Fokusi ynë është në atë se çfarë kemi dhe jo në atë se çfarë mund të kemi”, tha trajneri gjerman i Chelseas në konferencë për shtyp.