Zyrtare: Chelsea kompleton transferimin e Wesley Fofana
Chelsea ka njoftuar se kanë kompletuar blerjen e qendërmbrojtësit Wesley Fofana nga Leicester City.
"Blutë" e Londrës arritën marrëveshje të plotë për shërbimet e anglezit pas disa javëve negociata, derisa futbollisti në stilin "amerikan", ka nënshkruar për shtatë vite.
Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea njoftoi blerjen e Fofanas para disa orëve.
"Wesley Fofana është lojtar i Chelseas pasi sot kompletoi marrëveshjen nga Leicester City dhe nënshkroi kontratë shtatëvjeçare me Blutë", shkruhet në komunikatë.
Welcome, Wesley! 😁#FofanaIsChelsea
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 31, 2022
Pas kompletimit të marrëveshjes, Fofana është ndarë tejet i kënaqur që do të luajë për Chelsean dhe po mendon të fitojë trofe.
"Dy ditët e fundit kanë qenë shumë të mëdha dha jam shumë i lumtur. Kam stërvitur këtë mëngjes me skuadrën dhe është ëndërr për mua. Jam i emocionuar që të luaj ndeshjet e para për tifozët dhe për klubin".
"Dua të fitoj trofe, Ligën e Kampionëve, Premierligën, FA Cup, Carabao Cup, të gjitha. Erdha këtu dhe klubi është i ndërtuar të fitojë trofe, prandaj jam i kënaqur të vazhdoj këtu".
Ndërsa, presidenti i klubit Todd Boehly e sheh Wesley si mbrojtës premtues që e ka dëshmuar kualitetin në Premierligë.
"Wesley është mbrojtës premtues dhe tashmë e ka treguar kualitetin në Premierligë. Jemi të kënaqur se do të kemi në skuadër një ndër talentët më emocionues te Chelsea dhe e ka përforcuar skuadrën tonë, për këtë sezon dhe shumë më shumë".
Detajet e marrëveshjes mes Chelseas dhe Leicester Cityt për Fofanan
Sa i përket marrëveshjes, negociatat nuk ishin aspak të lehta me Leicesterin që i refuzoi disa oferta skuadrës londineze.
Mirëpo, gjiganti anglez nuk u dorëzua dhe në fund arriti marrëveshje të plotë prej 88.4 milionë eurove duke përfshirë bonuset.
Fofana për Leicesterin ka zhvilluar 37 Premierligë, pasi nënshkroi nga skuadra franceze Saint-Etienne për 36.5 milionë funte në vitin 2020.
Chelsea përballet West Ham Unitedin të shtunën e ardhshme në "Stamford Bridge".