Caktohen gjyqtarët për Derby d'Italia - NACIONALE

Caktohen gjyqtarët për Derby d'Italia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Marco Guida do të jetë gjyqtari kryesor i Derby d'Italia, mes Juventusit dhe Interit, ndërsa në VAR do të jetë Massimiliano Irrati, në përballjen mes vendit të parë dhe të dytë në Serie A, që do të zhvillohet në Torino, më saktësisht në Allianz Stadium.

Pas pushimit dyjavor, ku u zhvilluan ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2024, me Italinë që siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian vetëm në ndeshjen e fundit, tashmë rikthehet kampionati italian, ku në këtë fundjavë do të ketë ndeshje shumë interesante.

Ndeshja më e pritur dhe nuk mund të ndodhte ndryshe është sigurisht ajo mes Juventusit dhe Interit, që është një nga rivalitetet më të përzemërta në futbollin italian.
Për më tepër, Zonja e Vjetër dhe Zikaltrit janë aktualisht të dytët dhe të parët në renditje. Kjo është arsyeja pse do të jetë ndeshje ende më e flaktë për titullin kampion, të dielën në mbrëmje në Allianz Stadium.

Përcaktohen gjyqtarët

Marco Guida është zgjedhur si gjyqtar kryesor, ndërsa do të ndihmohet në fushë nga Meli dhe Alassio. Massimiliano Irrati do të jetë kryesor në VAR, i ndihmuar nga Meraviglia dhe ekipa ndihmëse.

Marco Guida Appointed As Referee For Juventus vs Inter

Guida, i lindur në vitin 1981, në Pompei, por është me origjinë nga Torre Annunziata në provincën e Napolit. Ai është një nga gjyqtarët më me përvojë, në dispozicion të shefit të gjyqtarëve Gianluca Rocchi.

Për më tepër, Marco Guida tashmë ka gjykuar një ndeshje Juventus-Inter në sezonin 2019/20, kur Zonja e Vjetër fitoi 2:0.

Ndeshjet tjera

Atalanta-Napoli, një ndeshje e planifikuar për të shtunën në orën 18:00 dhe që do të shënojë rikthimin e Mazzarrit në bankinën e kampionit në fuqi, i është besuar Marianit me Valerin në VAR.
Milan-Fiorentina
, mbrëmjen e së shtunës, do të drejtohet nga Di Bello me Mazzolenin në VAR.
Massimi do të drejtojë Roma-Udinese, Paterna do të jetë në VAR. Ndërsa ndeshjen mes Salernitanës dhe Lazios do ta gjykojë Prontera me Pairetto në VAR.

Lajme të ngjashme